Spanjë – Bie qeveria e Mariano Rajoy, socialisti Pedro Sanzhez do të jetë kryeministri i ri

Parlamenti spanjoll rrëzoi sot qeverinë e drejtuar nga Mariano Rajoy, pas miratimit të një mocioni mosbesimi të paraqitur nga Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë, duke i dhënë më pas votëbesimin liderit të kësaj force opozitare, Pedro Sanchez...

Mariano Rajoy - Pedro Sanchez.jpg
mariano rajoy.JPG
pedro sanchez.jpg

Parlamenti spanjoll rrëzoi sot qeverinë e drejtuar nga Mariano Rajoy, pas miratimit të një mocioni mosbesimi të paraqitur nga Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), duke i dhënë më pas votëbesimin liderit të kësaj force opozitare, Pedro Sanchez, si kryeministër i ri i vendit.

Dhoma e Përfaqësuesve të Spanjës, me gjithsej 350 deputetë, u mblodh për të votuar një mocion mosbesimi kundër qeverisë, paraqitur nga PSOE-ja me motivin se disa anëtarë të Partisë Popullore (PP) në pushtet janë dënuar me burg për korrupsion.

Përpara votimit, Kryeministri Mariano Rajoy mbajti një fjalim drejtuar deputetëve të pranishëm.

“Është nder që po e lë Spanjën në një gjendje më të mirë sesa ajo që gjeta. Falënderoj të gjithë spanjollët. Paçi Fat”, tha ai mes të tjerash.

Menjëherë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, Rajoy përgëzoi kreun e socialistëve, Pedro Sachez, që do të marrë postin e shefi të qeverisë.

Qeveria Rajoy u rrëzua me 180 vota në favor të mocionit të mosbesimit, 169 kundër dhe 1 abstenim.

Mocioni i mosbesimit të PSOE-së mori mbështetjen e partisë së majtë Podemos dhe atyre indipendentiste baske e kalanonase.

Në krye të Madridit zyrtar që prej vitit 2011 e deri më sot, Mariano Rajoy do t’ua dorëzojë pushtetit sërish socialistëve, të cilët i kishte mposhtur në zgjedhje rreth 7 vite më parë.

Sipas legjislacionit spanjoll, postin e kryeministrit të vendit e merr lideri i partisë propozuese të mocionit, në këtë rast Pedro Sanchez.



Lajme të ngjashme