Sot votohet në KS të OKB-së p/rezoluta për mbrojtjen e palestinezëve

Pritet që sot të votohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) projektrezoluta që kërkon marrjen e masave për të siguruar mbrojtje ndërkombëtare për civilët palestinezë.

Sot votohet në KS të OKB-së p/rezoluta për mbrojtjen e palestinezëve

P/rezolutën e ka paraqitur Kuvajti, një prej vendeve anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit dhe negociatat mbi tekstin e saj vazhdojnë prej dy javësh. Plani ishte që p/rezoluta të votohej të enjten.

Burimet diplomatike thanë se Kuvajti me qëllim për të siguruar mbështetjen e vendeve evropiane ka bërë disa ndryshime në gjuhën e përdorur dhe disa shprehje të p/rezolutës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit dhe e mbrojnë Izraelin në çdo platformë ndërkombëtare, njoftuan se do ta kundërshtonin p/rezolutën pavarësisht të gjitha ndryshimeve të bëra në tekstin e saj.

 


Lajme të ngjashme