Itali – Arrihet marrëveshja për një qeveri koalicioni L5Y/Liga

Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, respektivisht kryetarë të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y) dhe të Ligës, njoftuan mbrëmjen e së enjtes arritjen e një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni...

Itali – Arrihet marrëveshja për një qeveri koalicioni L5Y/Liga

Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, respektivisht kryetarë të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y) dhe të Ligës, njoftuan mbrëmjen e së enjtes arritjen e një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni.

“Të gjitha kushtet u bënë bashkë për një qeveri politike L5Y/Liga”, njoftuan Luigi di Maio dhe Matteo Salvini në një deklaratë të transmetuar nga L5Y-ja pas negociatash të gjata.

“Angazhim, marrëveshje, dëgjim, punë, durim, mirëkuptim, mendje dhe zemër për të mirën e italianëve. Ndoshta ia dolëm më në fund, pas shumë vështirësish, sulmesh, kërcënimesh dhe gënjeshtrash’’, shtoi Salvini në rrjetin social “Facebook”.

Betimi i qeverisë pritet të bëhet sot (e premte) në orën 16.00.

Më poshtë vijon përbërja e qeverisë italiane, e 65-ta që nga viti 1946:

Kryeministër: Giuseppe Conte

Shef i Kabinetit: Giancarlo Giorgetti

Ministër i Jashtëm: Enzo Moavero Milanesi

Ministër i Brendshëm: Matteo Salvini

Ministër i Drejtësisë: Alfonso Bonafede

Ministër i Mbrojtjes: Elisabetta Trenta

Ministër i Ekonomisë: Giovanni Tria

Ministër i Punës: Luigi Di Maio

Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin: Riccardo Fraccaro

Ministër i Çështjeve Evropiane: Paolo Savona

Ministër i Funksioneve Publike: Giulia Bongiorno

Ministër i Shëndetësisë: Giulia Grillo

Ministër i Çështjeve Rajonale: Erika Stefani

Ministër për Jugun: Barbara Lezzi

Ministër i Mjedisit: Sergio Costa

Ministër i Familjes: Lorenzo Fontana

Ministër i Bujqësisë: Gian Marco Centinaio

Ministër i Transporteve: Danilo Toninelli

Ministër i Arsimit: Marco Bussetti

Ministër i Kulturës: Alberto Bonisoli. /ATSH



Lajme të ngjashme