Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Autoritetet izraelite miratuan ndërtimin e 1.500 banesave të reja në Bregun Perëndimor

Autoritetet izraelite mbrëmë vonë miratuan ndërtimin e qindra njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor.

Autoritetet izraelite miratuan ndërtimin e 1.500 banesave të reja në Bregun Perëndimor

Sipas mediave izraelite, Këshilli i Planifikimit Suprem i Izraelit dje miratoi ndërtimin e 1.500 njësive të reja të banimit në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Medit raportuan se 1.000 prej njësive të reja të banimit do të ndërtohen në vendbanimet Tana, Omrim, Carmel, Ali Zahav, Tzofim, Talmon, Neve Daniel dhe Kiryat Araba.

500 njësi të tjera do të ndërtohen “përgjatë Judea-s dhe Samaria-s”, një term hebre për Bregun Perëndimor të pushtuar.

Rreth 600 mijë izraelitë aktualisht jetojnë në më shumë se 100 vendbanimeve me origjinë hebreje të ndërtuara në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që kur Izraeli pushtoi territoret në vitin 1967.

Palestinezët, nga ana e tyre, duan këto zona së bashku me Rripin e Gazës, për një shtet të ardhshëm të Palestinës.

E drejta ndërkombëtare i sheh Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor si “territore të pushtuara” dhe gjithë veprimtarinë e ndërtimit të hebrenjve në këto territore i konsideron si të paligjshme. (AA)

 


Lajme të ngjashme