Brazil – Grevës së kamionistëve i bashkohet edhe Sindikata e Punëtorëve të Petrokimisë

Sindikata e Punëtorëve të Petrokimisë në Brazil njoftoi përmes një komunikate me shkrim fillimin e një greve 3-ditore...

Brazil – Grevës së kamionistëve i bashkohet edhe Sindikata e Punëtorëve të Petrokimisë

Punëtorët e industrisë së naftës u janë bashkuar grevave të kamionistëve prej më se 10 ditësh për të protestuar rritjen e çmimeve të naftës në Brazil.

Sindikata e Punëtorëve të Petrokimisë njoftoi përmes një komunikate me shkrim fillimin e një greve 3-ditore.

“Vetëm pse jemi punëtorë të industrisë së naftës nuk do të thotë që ne s’do të protestojmë çmimet e gabuara të naftës. Qëllimi ynë s’është të viktimizojmë popullin me grevën 72-orëshe që kemi nisur. Furnizimi me naftë do të vazhdojë. Synimi ynë është të na dëgjohet zëri mbi ankesën tonë se çmimet e naftës janë të larta”, thuhet në deklaratën e kësaj sindikate.

E njëjta komunikatë thekson se kjo grevë është thjesht një paralajmërim, por do të pasohet nga një grevë tjetër me përmasa shumë më të mëdha në rast se nuk arrihet një marrëveshje.



Lajme të ngjashme