Ministri izraelit kërkon kthimin e politikave të atentateve në Gazë

Ministri i Sigurisë Publike të Izraelit, Gilad Erdan, bëri thirrje për tu kthyer në politikat e atentateve ndaj liderëve të organizatave të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Në një reportazh të dhënë për Kanal 10, ministri i Sigurisë Publike, Erdan për tensionimin e jetuar dje në kufirin e Gazës përgjegjës mbajti liderët e Hamasit.

“Liderët e Hamasit, për të cilët vazhdimisht themi se janë përgjegjës për ato që po jetohen në rajon, duhet të jenë të shqetësuar për jetët e tyre”, deklaroi Erdan.

Ai tërhoqi vëmendjen se sulmet e Izraelit ndaj organizatave të rezistencës palestineze në Gazë do të shtohen gjatë ditëve të ardhshme.

Në sulmet ajrore të ndërmarra gjatë dy ditëve të fundit  ndaj disa qendrave të Hamasit dhe Xhihadit Islam në Gazë kanë rënë dëshmorë 4 palestinezë.

Në deklaratën me shkrim të bërë dje nga ushtria izraelite u tha se avionët luftarak të Izraelit kanë goditur 35 objektiva të Hamasit dhe të Xhihadit Islam në 7 pika të ndryshme të Rripit të Gazës.

Përveç tjerash dje burimet izraelite njoftuan se nga të shtënat e mortajave të bëra nga Gaza ndaj vendbanimit të paligjshëm hebre në Ashkelon në kufirin e Gazës janë plagosur 5 persona në mesin e të cilëve 3 ushtarë.

Lajme të ngjashme