Shoqata Botërore e Dijetarëve Myslimanë bën thirrje për heqjen e rrethimit të Gazës

Në komunikatën me shkrim të publikuar nga ana e shoqatës dënohen krimet brutale të Izraelit të kryera ndaj popullatës civile palestineze, ndërsa theksohet se ato paraqesin krime të kryera kundër njerëzimit.

Shoqata Botërore e Dijetarëve Myslimanë bën thirrje për heqjen e rrethimit të Gazës

Shoqata Botërore e Dijetarëve Myslimanë duke i dënuar krimet brutale të Izraelit të kryera ndaj popullatës palestineze, bëri thirrje edhe për heqjen e rrethimit të Gazës.

Në komunikatën me shkrim të publikuar nga ana e shoqatës dënohen krimet brutale të Izraelit të kryera ndaj popullatës civile palestineze, ndërsa theksohet se ato paraqesin krime të kryera kundër njerëzimit.

Në komunikatë kërkohet për të mos mbetur të heshtur ndaj këtyre krimeve ndërsa vendeve fqinje të Gazës u bëhet thirrje për heqjen e rrethimit.

Gjithashtu u bëhet thirrje edhe të gjithë myslimanëve për të punuar për zbutjen e dhimbjes së popullit palestinez, ndërsa institucioneve fetare dhe klerikëve për tu vënë në veprim kundër “politikave sioniste” në rajon.

Palestinezët prej 30 marsit e këtej në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin janë duke organizuar protesta paqësore me moton “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Ndërsa ushtarët izraelit përdorë plumba luftarak ndaj popullatës civile, e cila kërkon kthimin në trojet prej nga janë dëbuar dhe heqjen e rrethimit të paligjshëm që zbatohet ndaj Gazës prej vitit 2006 e këtej.

Prej fillimit të protestave e këtej ushtarët izraelit martirizuan mbi 110 palestinezë, në mesin e të cilëve gazetarë dhe fëmijë, ndërsa kanë plagosur me mijëra të tjerë.

Izraeli pas zgjedhjeve të mbajtura në Palestinë në vitin 2006, në cilat fitues doli Hamasi, filloi me zbatimin e rrethimit tokësor, ajror dhe detar ndaj Rripit të Gazës. Krahas reagimeve ndërkombëtare Izraeli vazhdon pandërprerë me zbatimin e rrethimit ndaj Gazës.



Lajme të ngjashme