Gjermanishtja, kusht për të marrë ndihmë sociale në Austri

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz tha se në mbledhjen e qeverisë është arritur konsensusi për ndryshime në ligjin e ndihmës sociale për emigrantët dhe muajin e ardhshëm p/ligji do ti dërgohet Komisionit të Ligjeve në Kuvend.

Gjermanishtja, kusht për të marrë ndihmë sociale në Austri

Për emigrantët që jetojnë në Austri së shpejti vjen kushti për të njohur gjermanishten nëse ata duan të përfitojnë nga ndihma sociale që jep shteti.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz njoftoi arritjen e konsensusit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbi bërjen e ndryshimeve në lidhje me ndihmën sociale, e njohur ndryshe edhe si "ndihmë minimale", dhe se projektligji për këtë çështje muajin e ardhshëm do t'i dërgohet Komisionit të Ligjeve në Parlament.

Kurz tha se gjermanishtja do të luajë një rol kyç në përfitimin e ndihmës, ndërsa shtoi se kompensimi minimal do të jetë fiks 863 euro dhe se i njëjti sistem do të zbatohet në të gjitha landet e vendit.

Sipas rregullimit të ri ligjor, një azilkërkues, i cili e ka fituar statusin e refugjatit por nuk ka njohuri të mjaftueshme gjermane do të paguhet 300 euro më pak, pra në vend të 863 euro do të marrë 563 euro.

Kurse shtetasit e Bashkimit Europian (BE) ose të vendeve të treta do t’u duhet të dëshmojnë se kanë ata jetuar në Austri për të paktën 5 vjet në mënyrë që të përfitojnë nga asistenca sipas rregullores së re.

Planifikohet që në Parlament p/ligji të kalojë për diskutim e miratim në vjeshtë.

Ndihma e rregullt që u jepet me qëllim për të siguruar jetesën të papunëve dhe atyre që nuk kanë mundësi të punojnë në Austri quhet "ndihmë minimale".

Nga kjo e drejtë mund të përfitojnë edhe azilantët që kanë marrë statusin e refugjatit, pasi këta pavarësisht se kanë leje qëndrimi, nuk kanë leje pune; gjithashtu përfitojnë edhe qytetarët e BE-së dhe të huajt e tjerë të pajisur me leje pune në Austri.



Lajme të ngjashme