Çavusoglu Merkelit: Të punojmë bashkë për procesin e integrimit

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në fjalën që mbajti në ceremoninë e organizuar me rastin e 25-vjetorit të fatkeqësisë Solingen në Gjermani dha mesazhin e luftës së përbashkët kundër racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë.

Çavusoglu Merkelit: Të punojmë bashkë për procesin e integrimit

Në ambientet e Kryeministrisë së Landit të Vestfalisë së Renit Verior në qytetin Dyseldorf u mbajt një ceremoni përkujtimore për 5 pjesëtarët e familjes Genç, të cilët humbën jetën si pasojë e djegies së shtëpisë së tyre nga racistët 25 vite më parë në qytetin Solingen të Gjermanisë.

Në ceremoni morën pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu, kryeministri i landit Armin Laschet dhe shumë të ftuar.

Në fjalën që mbajti këtu Çavushollu u ndal në tragjedinë e familjes Genç dhe problemet e tjera me të cilat përballen qytetarët turq, të ekspozuar ndaj sulmeve raciste në Gjermani.

"E vetmja pritshmëri e këtyre njerëzve, që e njohin Gjermaninë si atdheun e tyre të dytë, është të jenë një prej individëve të barabartë të kësaj shoqërie, të jenë nga një pjesë e barabartë”,- u shpreh shefi i diplomacisë turke duke nënvizuar nevojën se Gjermania dhe Turqia duhet të punojnë së bashku për integrimin.

"Detyra jonë është që të nxjerrim mësimet e nevojshme nga kjo fatkeqësi, të qëndrojmë si një trup i vetëm kundër mortajës së racizmit; të marrim masa efektive kundër ksenofobisë, në mënyrë që sulme të tilla të mos përsëriten kurrë",- tha Çavushollu.

Në këtë kontekst, Çavushollu theksoi se duhet siguruar qëndrueshmëria në mënyrë që të gjithë elementët e shoqërisë të jetojnë në paqe dhe qetësi së bashku me ngjyrat dhe diversitetet e tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme Çavushollu i përcolli falënderimet e tij Armin Laschet, Kryeministrit të Landit të Vestfalisë së Renit Verior, që është edhe landi me më shumë emigrantë në Gjermani, për organizimin e kësaj ceremonie përkujtimore me vetëdijen e kësaj përgjegjësie dhe për ftesën që i kishte bërë në këtë aktivitet, të cilin e vlerësoi si shumë domethënës.

Ai gjithashtu falënderoi edhe kancelaren gjermane Merkel dhe theksoi se e shihte si një hap shumë korrekt përpjekjen e saj institucionale kundër racizmit.

"Ne si Turqi jemi gati të japim çdo lloj mbështetjeje",- tha Çavushollu.

Ministri Çavushollu deklaroi se Ankaraja po e ndjek nga afër gjyqin kundër organizatës terroriste ekstremiste të djathtë të Nacionalsocialistëve të Nëndheshëm (NSU) (ose i njohur ndryshe si ilegaliteti nacionalsocialist), e cila ka vrarë 10 persona, nga të cilët 8 kanë qenë turq.

"Urojmë që në fund të këtij gjyqi, ashtu siç e ka premtuar edhe Kancelarja Merkel, do të kemi një vendim që do të zbulojë të gjitha lidhjet dhe sfondin e sulmeve dhe do të kënaqë ndërgjegjen publike. Kjo është pritshmëria jonë e përbashkët në lidhje me këtë çështje”,- tha shefi i diplomacisë turke.

Ministri Çavushollu bashkëjetesa e feve dhe kulturave të ndryshme në paqe dhe brenda normave dhe vlerave bashkëkohore de demokratike është ideali i të gjithsecilit.

"Ky proces është dydrejtimësh: është thelbësore që të huajt të bëjnë përpjekje për t’u përshtatur me kulturën dhe vlerat e vendit ku ata janë, por edhe shoqëria duhet të shfaqë një qëndrim të hapur dhe pranues ndaj asaj që është e re dhe ndryshe”,- tha ai.



Lajme të ngjashme