Rripi i Gazës – Dy palestinezë humbin jenë si pasojë e sulmeve izraelite në Rafah

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se Hussein al-Amor (25) dhe Abdul Halim el-Nahah (28) kanë rënë dëshmorë pasi kishin marrë plagë të rënda nga një predhë tanku izraelit...

Rripi i Gazës – Dy palestinezë humbin jenë si pasojë e sulmeve izraelite në Rafah

Dy palestinezë kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një sulmi të Izraelit ndaj qytetit Rafah në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se Hussein al-Amor (25) dhe Abdul Halim el-Nahah (28) kanë rënë dëshmorë pasi kishin marrë plagë të rënda nga një predhë tanku izraelit.

Të shtunën në mbrëmje, avionët luftarakë izraelitë ndërmorën sulme ajrore edhe ndaj dy bazave të Brigadave Izedin al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, në zonat Ajn Xhalut dhe Hashashin.

Siç bëhet e ditur nga burimet shëndetësore palestineze, sulmet në fjalë s’kanë shkaktuar as të vdekur dhe as të plagosur.

Ndërsa pala izraelite nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë çështje.

Që nga 30 marsi, palestinezët kanë organizuar tubime masive përgjatë gardhit të sigurisë për të kërkuar “të drejtën e kthimit” në shtëpitë e tyre, në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë themelimit të shtetit të ri të Izraelit. Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në drejtim të protestuesve civilë dhe të paarmatosur, mbi 110 palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur.



Lajme të ngjashme