Trump sërish sinjalizon në takimin e planifikuar më herët me Kim Jong-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur se është ende i hapur për një samit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe se ky takim do të jetë i mundur edhe me 12 qershor.

Në një prononcim të bërë para nisjes për në Maryland për pjesëmarrje në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Marinës Amerikane, bëri një deklaratë të shkurtë për gazetarët në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Trump bëri të ditur se deklaratat e fundit të bëra nga Koreja e Veriut janë pozitive dhe se janë të kënaqur nga kjo ndërsa theksoi se “ende shikon ngrohtë në takimin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Aktualisht jemi duke biseduar me ata. Deklarata e bërë është shumë pozitive. Takimi i mundshëm me Kim Jong-un do të mund të mbahet më datën 12 qershor. Ata e duan këtë takim edhe ne do të donim që takimi të realizohet”, bëri të ditur Trump.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me deklaratën se takimi do të mbahet më 12 qershor në Singapor dhe që më pas u anulua nga ana e Presidentit Trump dhe për deklaratat e bëra nga Koreja e Veriut, Trump u përgjigj thjesht duke thënë se “Të gjithë luajnë lojëra”.

Lajme të ngjashme