Siri - Të paktën 2 të vrarë dhe 50 të plagosur nga shpërthimi në Idlib

Të paktën 2 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qendër të Idlibit, qytet në veriperëndim të Sirisë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardha) Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë tha se një automjet me bombë ka shpërthyer në qendrën e qytetit.

“Si rezultat i shpërthimit, sipas vlerësimeve të para jetën e kanë humbur 2 civilë ndërsa 50 të tjerë janë plagosur”, thotë Jusuf.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth ndërsa një numër i madh i ndërtesave dhe automjeteve janë dëmtuar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Kujtojmë se në një sulm muaj më parë para një spitali në qendër të Idlibit 12 persona humbën jetën ndërsa 25 u plagosën. (AA)

Lajme të ngjashme