Siri - Sulmohet qendra e Helmetave të Bardha, 5 të vrarë

Të paktën pesë persona u vranë dhe dy u plagosën në sulmin në fjalë të ndërmarrë nga personat e armatosur dhe të paidentifikuar ndaj qendrës së Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha).

Siri - Sulmohet qendra e Helmetave të Bardha, 5 të vrarë

Në zonën rurale në jug të Halepit në Siri u ndërmor një sulm i armatosur ndaj qendrës së ekipeve të mbrojtjes civile.

Të paktën pesë persona u vranë dhe dy u plagosën në sulmin në fjalë të ndërmarrë nga personat e armatosur dhe të paidentifikuar ndaj qendrës së Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha).

Kreu i Helmetave të Bardha të Sirisë, Raid Salah bëri të ditur se mbrëmë në qytezën Tel Hadye të Halepit u ndërmor një sulm i armatosur ndaj qendrës së mbrojtjes civile.

Salih tha se 4 agresorë kanë bastisur qendrën dhe pasi i prangosën punonjësit ata kanë vjedhë makinën, motoçikletat dhe radiolidhjet nga qendra.

“Më pas agresorët pushkatuan punonjësit. Tre prej tyre ranë dëshmorë në vend të ngjarjes, ndërsa dy të tjerë në spital. Kemi edhe dy të plagosur”, bëri të ditur Salih.



Lajme të ngjashme