Koreja e Jugut përshëndet vendimin e Trumpit për të zhvilluar takimin me Kim Jong-Un

Koreja e Jugut e ka mirëpritur deklaratën e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump se “ende është i hapur për një samit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un”.

Zëdhënësi i Presidencës së Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeom në një deklaratë tha se mirëpresin që ende vazhdon të jetë e vlefshme mundësia e realizimit të samitit në mes të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

“Jemi duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet”, thotë Eui-kyeom.

Trump dy ditë më parë e anuloi planin e tij për të takuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për bisedime rreth denuklearizimit në Singapor më 12 qershor, duke përmendur si arsyetim "zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur" të liderit verikorean.

Më pas zv/ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Kim Kye-gwan tha se përkundër anulimit të Samitit, ata janë ende të hapur për bisedime.

Trump dje tha se ende është i hapur për një samit ku do të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un. Presidenti amerikan ka potencuar se ky takim mund të mbahet më 12 qershor. (AA)

Lajme të ngjashme