Somali – AFRICOM njofton vrasjen e 10 terroristëve të Al-Shabaabit

Komanda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afrikën (AFRICOM), me seli në Shtutgart të Gjermanisë, ka njoftuar vrasjen e 10 terroristëve gjatë një sulmi ajror kundër organizatës terroriste Al-Shabaab, në jug të Somalisë...

Somali – AFRICOM njofton vrasjen e 10 terroristëve të Al-Shabaabit

Komanda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afrikën (AFRICOM), me seli në Shtutgart të Gjermanisë, ka njoftuar vrasjen e 10 terroristëve gjatë një sulmi ajror kundër organizatës terroriste Al-Shabaab, në jug të Somalisë.

“Në koordinim me qeverinë federale somaleze, forcat amerikane zhvilluan një sulm ajror kundër militantëve të Al-Shabaabit rreth 15 milje në jugperëndim të kryeqytetit Mogadisho të Somalisë, më datë 23 maj, duke vrarë 10 terroristë. Forcat amerikane do të vazhdojnë të përdorin të gjitha masat e autorizuara dhe të përshtatshme për të mbrojtur qytetarët e SHBA-së dhe për të çaktivizuar kërcënimet terroriste. Kjo përfshin partneritetin me Misionin e Bashkimit Afrikan në Somali (AMISOM) dhe Forcat Kombëtare Somaleze të Sigurisë (SNSF) në operacionet e kombinuara kundër terrorizmit, si dhe goditjen e terroristëve, kampeve stërvitore të tyre dhe strehët e tyre të sigurta anembanë Somalisë dhe rajonit” thuhet në një komunikatë me shkrim të AFRICOM-it, publikuar mbrëmjen e së enjtes.

“Përveç 10 terroristëve, ne aktualisht vlerësojmë se asnjë civil nuk është vrarë në këtë sulm ajror”, theksohet në fund të komunikatës në fjalë.



Lajme të ngjashme