Pompeo: Kemi nevojë që Turqia të jetë aleate e NATO-s

Në përgjigje të pyetjeve të kongresmeneve në një seancë dëgjimore mbajtur gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2019, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se kanë nevojë për aleancën e Turqisë në NATO.

Pompeo: Kemi nevojë që Turqia të jetë aleate e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompe tha se kanë nevojë që Turqia të mbetet aleate e NATO-s.

Pompeo iu përgjigj pyetjeve të kongresmenëve gjatë diskutimeve për p/buxhetin e dikasterit që drejton për vitin 2019, organizuar në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me anëtarët e NATO-s, Pompeo bëri vlerësime edhe për Turqinë.

“Kemi nevojë që Turqia të jetë një alete në NATO”,- u shpreh Pompeo.

Në vijim Pompeo tha se shpresojnë që Turqia të mos i blejë nga Rusia sistemet e mbrojtjes raketore S-400 dhe se janë duke punuar në këtë drejtim.

Kurse për pyetjet që i drejtoi një kongresmen tjetër lidhur me “grupet kurde në Turqi dhe Siri”, Pompeo tha se nuk kishte dëshirë që ti përgjigjes kësaj pyetjeje në seancë publike, por në një seancë të mbyllur ndoshta.



Lajme të ngjashme