Mogherini: BE-ja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini tha të enjten në Bruksel se Unioni nuk ka ndërmend të tërhiqet nga marrëveshja e arritur në 2015-ën me Iranin.

Federica Mogherini_Brüksel Avrupa İş Zirvesi.jpg

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini tha se në ceremoninë e hapjes zyrtare të ambasadës amerikane në Jerusalem më 14 maj nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues nga vendet anëtare të unionit.

Vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të zhvendosur ambasadën në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem Mogherini e kritikoi në fjalën që majti në sesionin e titulluar "BE si fuqi globale" në Samitin e Biznesit Europian organizuar në Pallatin Egmont në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

Duke theksuar se statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet përmes negociatave, Mogherini tha se Jerusalemi duhet të jetë kryeqyteti i shteteve të Izraelit dhe Palestinës.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së ambasadorëve të 3 vendeve anëtare të BE-së në pritjen e organizuar para ceremonisë zyrtare për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem Mogherini tha: "Në ceremoninë e hapjes zyrtare të ambasadës së ShBA-së në Jerusalem nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i vendeve anëtare të unionit. Në diplomaci gjëra të tilla janë të rëndësishme”.

Duke vlerësuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së) nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015, Mogherini tha se ky hap tregoi se Shtetet e Bashkuara në përgjithësi tentojnë të largohen nga sistemi ndërkombëtar shumëpalësh,

"Marrëveshjen iraniane ne kemi e ndërtuar duke punuar natë e ditë për 12 vjet dhe BE-ja nuk ka ndërmend të heqë dorë",- theksoi shefja e diplomacisë evropiane.

"Kur nënshkruhet një marrëveshje, ajo duhet respektuar. Dhe marrëveshja nuk ndryshon kur ndryshon Presidenti i ShBA-së. Kjo (respektimi i marrëveshjeve) siguron kredibilitetin e marrëveshjeve ndërkombëtare",- përndryshe tha Mogherini, do të kishim dëmtim të parimeve të besueshmërisë dhe parashikueshmërisë.

Mogherini tha se BE-ja po punon shumë me partnerët e tjerë për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore iraniane, duke shtuar se Irani është një treg i rëndësishëm ekonomik.

"Pse duhet t’ia lëmë këtë treg vetëm Rusisë dhe Kinës?",- tha Mogherini.

Mogherini vuri në dukje se marrëveshja ishte "një provë për BE-në", duke deklaruar se Unioni do të ishte në gjendje të merrte vendimet e veta dhe të qëndronte i fortë, duke iu përmbajtur marrëveshjes.

 


Lajme të ngjashme