Xhevat Zarif: Pompeo nuk është i denjë për t'iu përgjigjur

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif i përgjigjet deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Xhevat Zarif: Pompeo nuk është i denjë për t'iu përgjigjur

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif në lidhje me deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo tha se kjo është "e palogjikshme" dhe se janë "fjalë të pamend që nuk janë të denja për t'iu përgjigjur".

"Fjalët e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo janë produkt imagjinar, të palogjikshme dhe fjalë të pamend që nuk janë të denja për t'iu përgjigjur. Politika e SHBA-së është nën presionin e grupeve nxitëse", tha ministri i Jashtëm, Zarif për televizionin shtetëror të Iranit.

Ai tha se në vitin 2015 pa praninë e delegacionit të SHBA-ve filluan bisedimet me (Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë) vendet palë të marrëveshjes bërthamore. Zarif pretendon se SHBA-ja në takimet e mëparshme ka shkaktuar probleme duke prodhuar vazhdimisht arsyetime për mos zbatimin e marrëveshjes.

Zarif ka theksuar se tërheqja e SHBA-së do të reflektojë pozitivisht në takimet në lidhje me zbatueshmërinë e marrëveshjes.

Në anën tjetër shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Iranit, Muhammed Bakiri, në fjalën e tij të mbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Kuvendin e Iranit të organizuar me rastin e themelimit të qytetit Hurremshehir, tha se ata nuk do të marrin leje prej asnjë vendi për të rritur fuqinë mbrojtëse të tyre.

Ai gjithashtu tha se ShBA-ja ndaj Iranit është duke zbatuar presion ekonomik dhe psikologjik.  

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka theksuar nevojën për një marrëveshje të re me Iranin duke propozuar kushtin prej 12 pikave që duhet të përfshihet në marrëveshje.

SHBA kërcënon Iranin se në rast të mos përmbushjes së kushteve të përmendura, Teherani do të ballafaqohet me presione financiare dhe sanksionet më të ashpra në histori.



Lajme të ngjashme