Këshilli i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mblidhet në Gjenevë me temë Palestinën

Komesari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeyd Raad Al-Huseyin bëri thirrje për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare të pavarura dhe të paanshme në lidhje me masakrën e Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë.

Këshilli i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mblidhet në Gjenevë me temë Palestinën

Komesari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeyd Raad Al-Huseyin bëri thirrje për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare të pavarura dhe të paanshme në lidhje me masakrën e Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë.

Huseyin në fjalën e tij të mbajtur në seancën e posaçme të Këshillit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të Zvicrës, në lidhje me gjendjen e fundit të të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, e cila vjen duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë, tha:  “Rreth 1,9 milionë njerëz që jetojnë në Gazë janë të burgosur prapa rrethojave dhe të ndëshkuar për të jetuar me kufizime të rënda dhe në skamje”.

Huseyin tërhoqi vëmendjen se Izraeli në mënyrë sistematike i ka privuar palestinezët nga të drejtat e njeriut, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Izraeli, i cili sipas ligjit ndërkombëtar është një fuqi pushtuese dhe është i obliguar për të mbrojtur dhe siguruar mirëqenien e banorëve të Gazës. Mirëpo ata (palestinezët) janë të mbyllur prej lindjes e deri në vdekje në një shtëpi toksike”.

Huseyin, i cili bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar të pavarur dhe të paanshëm në lidhje me masakrën e jetuar në kufirin e Gazës, shtoi se ata të cilët janë përgjegjës për dhunë duhet të japin llogari në fund të hetimeve.

Në seancën e posaçme të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, që organizohet për të 28-ën herë e që do të përfundojë sot pas mbajtjes së fjalimeve, do të votohet për projektrezolutën e paraqitur edhe me mbështetjen e Turqisë kundër Izraelit.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, për herë të fundit ishte mbledhur më 5 dhjetor 2017 për të diskutuar në lidhje me situatën e myslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Këshilli, i cili gjatë vitit mbanë 3 mbledhje të zakonshme, në mbledhjet e jashtëzakonshme mblidhet me 1/3 e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit.



Lajme të ngjashme