Pheniani: S’ka takime me Seulin deri zgjidhen e problemeve shkaktare të pezullimit të negociatave

Udhëheqja koreanoveriore bëri me dije se nuk do të ketë takime me autoritetet koreanojugore derisa të zgjidhen problemet shkaktare të pezullimit të negociatave...

Pheniani: S’ka takime me Seulin deri zgjidhen e problemeve shkaktare të pezullimit të negociatave

Koreja e Veriut vendosi të enjten që të mos realizojë takime me Korenë e Jugut deri në zgjidhjen e problemeve.

Pheniani ka bërë një deklaratë të re duke iu rikthyer stilit të vjetër, pas asaj të së mërkurës, ku njoftonte pezullimin e negociatave me nivel të lartë me Seulin për shkak të manovrave ushtarake të përbashkëta të Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëheqja koreanoveriore bëri me dije se nuk do të ketë takime me autoritetet koreanojugore derisa të zgjidhen problemet shkaktare të pezullimit të negociatave.

Ndërsa presidenti i Komitetit për Ribashkimin Paqësor të Koresë së Veriut, Ri Son-Gwon, siç bën të ditur agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, “KCNA”, ka dënuar stërvitjen ushtarake të përvitshme “Max Thunder”, ku marrin pjesë ushtritë e Koresë së Jugut dhe SHBA-së.



Lajme të ngjashme