Grevë e përgjithshme në mbarë Bregun Perëndimor

Në të gjitha qytetet të Bregut Perëndimor, në qytezat dhe kampet e refugjatëve filloi një grevë e përgjithshme për 59 palestinezët që ranë dëshmorë në protestat e zhvilluara dje në kufirin e Gazës.

971222

Ndërkohë që zejtarët në rajon nuk hapën dyqanet, Sindikata e Transportit Kolektiv ndaloi të gjitha udhëtimet e brendshme dhe të jashtme.

Edhe qeveria palestineze deklaroi se do të mbajë të mbyllura të gjitha institucionet zyrtare.  

Në kuadër të grevës së përgjithshme në Bregun Perëndimor sot nuk do të hapen as universitetet, institutet, bankat, furrat dhe pikat e karburantit.

Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas në një deklaratë të bërë dje tha se u shpallën 3 ditë zi për shkak të ngjarjeve të përjetuara në kufirin e Gazës dhe ditën e martë (sot) do të zhvillohet një protestë e përgjithshme.

Në protestat e zhvilluara dje në kufirin e Gazës kundër transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem dhe 70-vjetorit të Nekba-së 59 palestinezë, ndër të cilët edhe një foshnje ranë dëshmorë si pasojë e dhunës së ushtrisë izraelite.

Lajme të ngjashme