Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusia e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensionimit në Lindjen e Mesme

Rusia shprehet e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensionimit në rajonin e Lindjes së Mesme pas vendimit të ShBA-së.

Rusia e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensionimit në Lindjen e Mesme

Rusia shprehet e shqetësuar nga përshkallëzimi i tensionimit në rajonin e Lindjes së Mesme pas vendimit të ShBA-së për të zhvendosur ambasadën e saj nga Izraeli në Jerusalem.

Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë, Dimitry Peskov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se “A do të shkaktojë shqetësime tek Rusia vendimi i ShBA-së për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem?”, tha se “Natyrisht që jemi të shqetësuar. Ne edhe më herët jemi prononcuar në lidhje me këtë çështje”.

Edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov gjatë takimit me Koordinatorin Special të Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme të OKB-së të zhvilluar më 12 maj është shprehur i shqetësuar nga gjendja e çështjes Izrael-Palestinë.

Sergey Lavrov në prononcimin e tij ka thënë se “Kjo situatë qon drejt një rruge pa dalje. Kjo situatë thellohet edhe më shumë me vendimin e ShBA-së në lidhje me zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem”.



Lajme të ngjashme