Qeveria e Palestinës i bëri thirrje botës për tu vënë në veprim për të ndalur masakrën në Gazë

"I bëjmë thirrje qeverive arabe dhe islame si dhe vendeve mike që të bëjnë çdo përpjekje për të ndaluar gjakderdhjen e shkaktuar nga Izraeli në Gaza", shkruhet në thirrjen e bërë nga qeveria palestineze.

Qeveria e Palestinës i bëri thirrje botës për tu vënë në veprim për të ndalur masakrën në Gazë

Qeveria palestineze i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndalur "masakrën" që Izraeli është duke vazhduar në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga zëdhënësi i qeverisë së Palestinës, Yusuf el-Mahmud thuhet: "I bëjmë thirrje qeverive arabe dhe islame si dhe vendeve mike që të bëjnë çdo përpjekje për të ndaluar gjakderdhjen e shkaktuar nga Izraeli në Gaza dhe të qëndrojnë pranë qeverisë së Palestinës në luftën e saj me forcën pushtuese izraelite".

Ndër të tjera në deklaratë me qëllim për të ndalur masakrat e Izraelit i bëhet thirrje të gjithë botës që të kalojë në veprim pa vonesë dhe që komuniteti ndërkombëtar të marrë nën mbrojtje popullin palestinez.

Palestinezët të cilët kanë ngritur çadra në kufirin e Gazës me Izraelin, po zhvillojnë protesta gjithëpërfshirëse nën moton "marshimi milionësh" të cilin e zhvillojnë për të protestuar zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe 70 vjetorit Nakba (fatkeqësia madhe) e cila është përvjetori i themelimit të Izraelit.

 


Lajme të ngjashme