Vazhdojnë evakuimet e detyruara nga Humusi, strehimi në Idlib dhe Halep i pamjaftueshëm

Vazhdojnë evakuimet e detyrueshme nga veriu i Humusit, që gjendet nën rrethimin e regjimit të Esadit.

Vazhdojnë evakuimet e detyruara nga Humusi, strehimi në Idlib dhe Halep i pamjaftueshëm

Vazhdojnë evakuimet e detyrueshme nga veriu i Humusit, që gjendet nën rrethimin e regjimit të Esadit.

Autokolona e katërt e atyre që janë detyruar të largohen nga rajoni në fjalë për shkak të sulmeve intensive të regjimit dhe bllokimit të tij, arriti në rrethin Idlib dhe zonën rurale në perëndim të Halepit.

Autokolona e evakuimit me 33 automjete u shoqërua nga një automjet i transportit mjekësor dhe 3 autobusë të zbrazët në rast urgjence.  

Të evokuarit vendosen nëpër qendra të përkohshme mirëpritjeje, kampe refugjatësh, xhami dhe shkolla.

Për shkak të evakuimeve në rritje gjatë kohëve të fundit bëhet e ditur se mundësia për strehim është e pamjaftueshme.

Së bashku me autokolonën e fundit numri i personave të evakuuar nga veriu i Humusit ka arritur në 10 mijë.

Ky rajon është nën rrethimin e regjimit sirian prej 5 vjetësh.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në muajin maj të vitit 2017-të në Astana, Kryeqytetin e Kazakistanit, ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe Iranit, rajonin u përfshi në zonën e çtensionimit.

Por regjimi i Esadit, pasi mori kontrollin e Gutës Lindore, krahas Kampit Jermuk, filloi të ndërmarrë sulme të shumta edhe ndaj këtij rajoni.

 



Lajme të ngjashme