DAESH-i sipërmerr sulmin në Paris

Sulmi me thikë në kryeqytetin Paris të Francës, ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë, u sipërmor nga organizata terroriste DAESH.

DAESH-i sipërmerr sulmin në Paris

Sulmi me thikë në kryeqytetin Paris të Francës, ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë, u sipërmor nga organizata terroriste DAESH.

Sulmi ndodhi në lagjen Turistike të Operës, që zë vend në zonën turistike në qendrën e Parisit.  

Sulmuesi mori në objektivë kalimtarët dhe qëlloi me thikë kuturu.

Si pasojë u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Bëhet e ditur se sulmuesi i varë në operacion nga policia ishte një çeçen i datëlindjes 1997.

Gjithashtu bëhet e ditur se sulmuesi ishte në listën e të vëzhguarve në kuadër të luftës kundër terrorit.

Policia franceze arrestoi prindërit e sulmuesit për ti marrë ata në pyetje.  

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri një deklaratë më median sociale në lidhje me sulmin.

“Franca e pagoi edhe një herë me gjak, por nuk do të tolerojmë kurrë kundër armiqve të lirisë” shkroi Macron.

Edhe Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb vizitoi të plagosurit në spital.

Që nga viti 2015-të e deri më sot më shumë se 240 persona kanë humbur jetën nga sulmet terroriste të DAESH-it në Francë.  



Lajme të ngjashme