Irak – Nis procesi zgjedhor, faktor kyç për rindërtimin e vendit pas DAESH-it

Shtetasit irakianë u drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur një parlament të ri, ku detyra kryesore e tij do të jetë mbikëqyrja për rindërtimin e vendit të shkatërruar pas më se tre vite luftë kundër organizatës terroriste DAESH...

969244
Irak – Nis procesi zgjedhor, faktor kyç për rindërtimin e vendit pas DAESH-it

Shtetasit irakianë u drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur një parlament të ri, ku detyra kryesore e tij do të jetë mbikëqyrja për rindërtimin e vendit të shkatërruar pas më se tre vite luftë kundër organizatës terroriste DAESH.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00.

Krahas Bagdadit, zgjedhësit iu drejtuar qendrave të votimit gjithashtu në qytetet e tjera të vendit dhe në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (KRG).

Meqenëse votimi po realizohet sipas shenjave të gishtërinjve dhe në platformë elektronike, zgjedhësit iu drejtuan qendrave të votimit që në orët e hershme të mëngjesit duke marrë parasysh se procesi mund të zgjasë.

Në Mosul, ish-kryeqendrën e DAESH-it në pjesën veriore të Irakut, Ali Fahmi, një gazetar 26-vjeçar, shprehet se votoi për stabilizimin e sigurisë dhe të ekonomisë së vendit.

Omar Abed Mohammed pohoi gjithashtu se kishte hedhur fletën e votimit në kuti për të ndryshuar personat që çuan vendin drejt shkatërrimit. Ky qytetar 32-vjeçar, i papunë dhe baba i dy fëmijëve, tha se shqetësimi i tij kryesor ishte papunësia e të rinjve, një fenomen që prek një në pesë irakianë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytet mbizotëron heshtja pasi lëvizja me automjete është e ndaluar në të gjithë vendin ditën e votimit. Policia ka bllokuar rrugët që të çojnë në qendrat e votimit për të shmangur çdo incident, ndërsa DAESH-i kërcënoi së fundmi se do të godasë gjatë procesit zgjedhor.

Këto zgjedhje parlamentare, të pestat që nga shfaqja e organizatës terroriste DAESH në Irak, po mbahen nën hijen e rëndë të krizës ekonomike, të pamundësisë së mijërave refugjatëve për t’u kthyer në vend, të polarizimit politik dhe të problemit të sigurisë.

Vend me gjithsej 37 milionë banorë, Iraku ka rreth 24 milionë zgjedhës të regjistruar.



Lajme të ngjashme