Hatemi: Irani do ta fshijë nga faqja e dheut Tel-Avivin

Ayetullah Ahmed Hatemi, anëtari i Këshillit të Ekspertëve të Iranit, deklaroi që në rast se Izraeli ndërmerr ndonjë “akt të krisur” ndaj vendit të tij, atëherë Irani do ti fshijë nga faqja e dheut qytetet Hayfa dhe Tel-Aviv.

Gjatë hutbes së xhumasë Ayetullah Ahmed Hatemi, krahas deklaratave të ashpra ndaj Izraelit, kritikoi ashpër edhe vendet perëndimore.

Duke vënë në dukje se nuk duhet besuar as vendeve evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin, Hatemi tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të bëjnë ndonjë gjë të madhe. Ata vazhdimisht synojnë rrëzimin e regjimit të Iranit. Nuk mund ti besojmë as nënshkruesve evropian, nuk mund ti besohet armiqve të Iranit”.

Hatemi, i cili është zyrtari i lartë i Këshillit të Ekspertëve, në mes tjerash tha se “Irani krahas presioneve të Perëndimit do ta zgjerojë kapacitetin e tij ushtarake përballë ndonjë akti të krisur të Izraelit dhe do të tregojë se do të fshijë nga faqja e dheut Tel-Avivin dhe Hayfan”.

Lajme të ngjashme