Bregu Perëndimor - Kolonët hebrenj fanatik i vënë zjarrin një shtëpie të palestinezëve

Sipas informatave të marra nga burimet vendore, ngjarja ka ndodhur në qytezën Duma në jug të qytetit Nablus.

Bregu Perëndimor - Kolonët hebrenj fanatik i vënë zjarrin një shtëpie të palestinezëve

Kolonët hebrenj fanatikë i kanë vënë zjarrin një shtëpie të një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore, ngjarja ka ndodhur në qytezën Duma në jug të qytetit Nablus.

Një pjesë e madhe shtëpisë është dëmtuar si pasojë e zjarrit të vënë nga kolonët hebrenj ndërkohë që pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime.

Në Bregun Perëndimor posaçërisht gjatë javëve të fundit kolonët hebrenj kanë ndërmarrë sulme të shumta raciste ndaj automjeteve të palestinezëve.

Si pasojë e zjarrit të vënë ndaj një shtëpie palestineze në qytezën Duma në vitin 2015 kanë rënë dëshmori tre persona, ku një ishte foshnjë dhe dy fëmijë palestinezë.

 


Lajme të ngjashme