Trump sfidon Iranin

Trump tha se “Irani ose do të negociojë ose do të ndodhë diçka”.

967708
Trump sfidon Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, këtë radhë kërcënoi Iranin duke thënë: “Këshilloj fuqishëm që Irani të mos rifillojë programin bërthamor. Nëse e bën këtë do të ketë pasoja shumë serioze”.

Trump duke hyrë në mbledhjen e kabinetit mbrojti vendimin e tij për tu tërhequr nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Ai tha se kjo marrëveshje është njëanëse dhe hap rrugën për arsenal bërthamor.

“Ose do të bëjmë me të vërtetë një marrëveshje të mirë për botën ose nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje” u shpreh Trump duke shtuar se “Irani ose do të negociojë ose do të ndodhë diçka”.



Lajme të ngjashme