Pompeo kthehet nga Koreja e Veriut me të burgosurit amerikanë

Presidenti amerikan, Doland Trump, bëri të ditur në Twitter se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kthehet me tre të burgosurit amerikanë që mbaheshin në Korenë e Veriut.

Pompeo kthehet nga Koreja e Veriut me të burgosurit amerikanë

Presidenti amerikan, Doland Trump, bëri të ditur në Twitter se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, nga Koreja e Veriut kthehet me tre të burgosur amerikanë, për të cilët thekson se “duken në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Sekretari shtetëror Mike Pompeo është duke u kthyer nga Koreja e Veriut me tre zotërinj të mrekullueshëm, të cilët mezi presin të takohemi”, shkroi Trump në Twitter.

Ai tha se Pompeo ka pasur “takim të mirë” me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong – un. Trump planifikon të zhvillojë takim historik me liderin e Koresë së Veriut.

Në një postim tjetër në Twitter, Trump tha se Pompeo dhe të burgosurit do të zbresin në bazën ajrore Andrews të enjten në ora dy të mëngjesit sipas kohës lokale.

“Unë do të jem aty për t’i përshëndetur. Shumë emocionuese”, tha Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të vendosura për të bashkëpunuar me Korenë e Veriut për të siguruar paqen në Gadishullin Korean.

Këto komente Pompeo i bëri gjatë vizitës së tij në Phenian, ku udhëtoi për të qartësuar detajet e samitit të planifikuar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean Kim Jong-un.

Duke theksuar armiqësinë e gjatë mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, Pompeo tha se "Tani jemi shpresues për të punuar së bashku në mënyrë që kjo përplasje të gjejë zgjidhje, të mënjanohen rreziqet për botën dhe të garantohen të gjitha mundësitë që njerëzit i meritojnë në masë të madhe".

 

Ai tha se Koreja e Veriut është partner i mrekullueshëm për të siguruar realizimin e një samiti të suksesshëm mes dy liderëve.

Pompeo, i cili Korenë e Veriut për herë të parë e kishte vizituar në fillim të muajit prill si drejtor i CIA-s, është sekretari i dytë amerikan që vizitoi në këtë shtet. (AA)



Lajme të ngjashme