SHBA – Aktivitete në Kongres me rastin e Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Myslimanëve

Përfaqësuesit e OJQ-ve myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u paraqitën kërkesat dhe ankesat e tyre anëtarëve të Kongresit gjatë një takimi në kuadër të Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Myslimanëve...

SHBA – Aktivitete në Kongres me rastin e Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Myslimanëve

Përfaqësuesit e OJQ-ve myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u paraqitën kërkesat dhe ankesat e tyre anëtarëve të Kongresit gjatë një takimi në kuadër të Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Myslimanëve.

Organizimi dyditor i edicionit 4. të Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Myslimanëve në SHBA u realizua në datat 7 dhe 8 maj, nën kujdesin e Këshillit të Organizatave Myslimane në SHBA (USCMO) dhe Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR).

Qindra përfaqësues të shoqërisë civile, që shkuan në kryeqytetin Uashington nga shtete të ndryshme të Amerikës, realizuan vizita në zyrat e kongresmenëve duke paraqitur gjithashtu kërkesat dhe ankesat e tyre.

Përgjatë aktiviteteve dhe trajnimeve në ndryshme në Uashington, përfaqësuesit e OJQ-ve myslimane patën gjithashtu kontakte të nivelit të lartë. Me këtë organizim tashmë tradicional, ata gjejnë shansin që t’ia transmetojnë Kongresit amerikan çështjet e tyre personalisht.

Në një komunikatë me shkrim rreth këtij organizimi, autoritetet e USCMO-së bënë me dije se këtë vit arritën të realizojnë synimin për të vizituar më shumë kongresmenë sesa në 2017-n. Kurse drejtori i CAIR-së, Nihad Awad, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, theksoi se në aktivitete morën pjesë mbi 400 përfaqësues, të cilët i bënë thirrje administratës Trump për t’iu distancuar hapave që nxisin islamofobinë.

Donald Trump, president i SHBA-së që prej 20 janarit 2017, shihet si një prej faktorëve më të rëndësishëm në rritjen e sulmeve islamofobike në këtë vend.



Lajme të ngjashme