Koreja e Veriut akuzon Japoninë për përshkallëzim të tensionit

Koreja e Veriut akuzoi Japoninë se përpiqet të përshkallëzojë tensionin e reduktuar në Gadishullin Korean.

Koreja e Veriut akuzon Japoninë për përshkallëzim të tensionit

Koreja e Veriut akuzoi Japoninë se përpiqet të përshkallëzojë tensionin e reduktuar në Gadishullin Korean.

Sipas lajmit të gazetës zyrtare të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, Japonia iu referua mbështetjes së plotë me sanksione dhe presion në maksimum ndaj Pyongyang, deri sa kjo e fundit të lejë plotësisht mënjanë dëshirat në lidhje me armët bërthamore.

Në lajm Japonia u kritikua për qëndrim që përshkallëzon tensionin e reduktuar.

Lideri i Koresë së Veriut ishte takuar në 27 prill me liderin e Koresë së Jugut, në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, që gjendet në kufirin e dy vendeve.

Në Deklaratën e Panmunjom, të nënshkruar pas takimit, ishin marrë vendime historike për paqen.

Liderët arritën në konsensus për denuklarizimin e Gadishullit Korean dhe gjendjen aktuale të armëpushimit dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje të përhershme me bisedimet treshe dhe katërshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën.

Pritet që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të bisedojë brenda disa javësh me liderin e Koresë së Veriut.  

 


Lajme të ngjashme