Armeni - Nikol Pasinyan fitues i zgjedhjeve për kryeministër

Pasinyan u zgjodh për kryeministër me 59 vota pro kundrejt 42 votave kundër.

Armeni - Nikol Pasinyan fitues i zgjedhjeve për kryeministër

Nikol Pasinyan, lideri opozitarë i protestave që vazhdojnë për afërsisht një muaj në Armeni, pas votimeve të bëra në Parlament është zgjedhur në detyrën e kryeministrit të vendit.

Pasinyan u zgjodh për kryeministër me 59 vota pro kundrejt 42 votave kundër.

Ndërkaq në votimet e mbajtura javën e kaluara në Parlament, Pasinyan mori 45 vota kundër, por votat pro nuk e plotësonin numrin e votave të nevojshme për tu zgjedhur si kryeministër. Ndërkaq në votimet e sotme Partia Republikane në pushtet dha përkrahjen e saj liderit opozitar, Nikol Pasinyanit dhe bëri që votat të kthehen në favor të tij.

Pas dështimit të marrjes së votave të nevojshme në raundin e parë të votimeve për shkak të mospërkrahjes së Partisë Republikane, e cila mbanë shumicën në parlament, dhjetëra mijëra përkrahësit e Pasinyanit protestuan nëpër rrugë.  

Arritja në marrëveshje gjatë raundit të dytë të votimeve të sotme mënjanoi edhe mundësinë për të shkuar në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

 


Lajme të ngjashme