Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bisedimet në Qipro – Akinci: S’bëhet fjalë që Turqia të përjashtohet në çështjen e sigurisë

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, deklaroi të hënën se në rregullimet e sigurisë në kuadër të bisedimeve në Qipro, nuk bëhet fjalë për një situatë të përjashtimit të Turqisë...

Bisedimet në Qipro – Akinci: S’bëhet fjalë që Turqia të përjashtohet në çështjen e sigurisë

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, deklaroi të hënën se në rregullimet e sigurisë në kuadër të bisedimeve në Qipro, nuk bëhet fjalë për një situatë të përjashtimit të Turqisë.

Gjatë fjalës së rastit në çeljen e një panairi, Akinci theksoi se në negociata, të dyja shoqëritë e ishullit kërkojnë një të ardhme të bazuar në barazi, liri dhe siguri, ku njëra palë nuk ka dominim mbi tjetrën.

“Në rregullimet e sigurisë, as që bëhet fjalë për një situatë të përjashtimit të Turqisë. Një diçka e tillë nuk është kurrsesi as në rend të ditës. Për fat të keq, shtrembërime të shumta po bëhen në lidhje me këto çështje gjatë ditëve të fundit”, u shpreh ai.

Akinci nënvizoi se s’do të jetë e mundur të shënohet progres në rast se në bisedime vazhdohet këmbëngulja në pikën “zero ushtarë, zero garanci”.

“Po bëhen përpjekje që të tregohen sikur ekzistojnë çështje, të cilat nuk janë fare në dokumentet e Kombeve të Bashkuara. Po prezantohet sikur OKB-ja të na ketë vendosur kushtin ‘zero ushtarë, zero garanci’. Një gjë e tillë nuk është as në plan-programin tonë, as në propozimet e OKB-së”, vlerësoi lideri turkoqipriot.

Pasi vuri në pah se pasuritë natyrore përreth ishullit kanë potencial për të rigjallëruar banorët e Qipros, Presidenti Mustafa Akinci tha se është e papranueshme që njëra palë të përpiqet për të vënë dorë e vetme mbi të gjitha këto pasuri.

Ai rikujtoi gjithashtu se palës grekoqipriote i ka bërë paralajmërime të vazhdueshme për të ngritur një komitet të përbashkët për shqyrtimin e burimeve natyrore përreth ishullit ose për të lënë pas zgjidhjes aktivitetet e njëanshme të saj në lidhje me gazin natyror.

Duke potencuar se rruga më e arsyeshme, racionale, më pak e kushtueshme dhe më e shkurtër për t’i transmetuar Evropës pasuritë e përbashkëta natyrore përreth ishullit, kalon nga Turqia, Presidenti Akinci i bëri thirrje palës grekoqipriote që të jetë pjesëmarrëse në lidhje me këtë çështje.



Lajme të ngjashme