Siri - ShBA sulmon zonat e fundit të kontrolluara nga DAESH

“Po i afrohemi fundit të kontrollit të territoreve nga DAESH-i dhe terrorizimit të popullatës nga kjo organizatë në Siri”, ka njoftuar përmes një komunikate me shkrim zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Siri - ShBA sulmon zonat e fundit të kontrolluara nga DAESH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë nisur operacionet ndaj rajoneve të kontrolluara nga organizata terroriste DAESH në Siri.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në një dalje publike tha: "Kemi ardhur në fund të kontrollit të territorit nga DAESH-i në Siri dhe terrorizimit të njerëzve nga kjo organizatë”.

Zëdhënësja Nauert bëri një deklaratë me shkrim mbi operacionet ndaj DAESH-it në Siri.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Koalicioni Global, aleatët lokalë dhe Forcat Demokratike të Sirisë (SDG, e cila është përbërësi kryesor i YPG-së, derivati sirian i organizatës separatiste terroriste PKK), po fillojnë operacionet në rajonet e fundit që kanë mbetur në duart e DAESH-it",- thekson Nauert.

Duke thënë se konfliktet do të jenë të vështira, Nauert nënvizon se këto forca do të mbroheshin nëse do të kishte ndonjë sulm ndaj ShBA, koalicionit dhe forcave lokale.

 


Lajme të ngjashme