Armeni - Jeta në kryeqytetin Erevan arriti në pikën e ndalimit

Pas thirrjes për protesta të liderit opozitar në Armeni, Nikol Pasinyan të bërë pas dështimit për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i vendit, jeta në kryeqytetin Erevan arriti në pikën e ndalimit.

962626
Armeni - Jeta në kryeqytetin Erevan arriti në pikën e ndalimit
erivan eylem1.jpg

Pas thirrjes për protesta të liderit opozitar në Armeni, Nikol Pasinyan të bërë pas dështimit për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i vendit, jeta në kryeqytetin Erevan arriti në pikën e ndalimit.

Përkrahësit e Pasinyanit, të cilët kaluan në veprim në orën 08:10 sipas orës lokale, mbyllën të gjitha hyrjet në rrugët e kryeqytetit me makina dhe duke u ulur në rrugë.

Pas mbylljes së rrugëve në drejtim të aeroportit dhe hyrje-daljet në kryeqytetin Erevan, shumica e njerëzve u detyruan të ecin në këmbë deri në aeroport.

Ndërkohë njoftohet se përkrahësit e Pasiniyanit penguan edhe qarkullimin e transportit publik.

Mbyllja e rrugëve dhe mosfunksionimi i autobusëve dhe metrosë, shkaktuan vonesa në punë.

Ndërkohë që bankat dhe institucionet publike krahas protestave vazhdojnë me punët rutine, ka edhe prej atyre të cilët iu përgjigjën thirrjes së Pasiniyanit për grevë dhe nuk shkuan në punë.

Në anën tjetër sot shumica e dyqaneve dhe të zyrave përkrahëse të grevës nuk u hapën.

Bëhet e ditur se forcat e sigurisë nuk arritën ti ndalin protestuesit për të mbyllur me makina hyrjet në godinat e disa ministrive.

Si pasojë e mbylljes së rrugëve në drejtim të Iranit dhe Gjeorgjisë nga ana e përkrahësve të Pasiniyanit, janë ndalur edhe hyrje-daljet në vend.

Ndërkohë lideri i opozitarëve Nikol Pasiniyan merr pjesë në protesta së bashku me bashkëshorten e tij.

Në prononcimin e bërë para gazetarëve Pasiniyan tha se “Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në qeveri apo parlament, e rëndësishme është ajo çfarë ndodhë në rrugë. Tash e tutje nuk do të ketë më lidhje të njëjtë mes pushtetit dhe qytetarëve”.

Pasiniyan tha se janë të përgatitur për të mos lejuar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe se nuk do të kundërpërgjigjen edhe në qoftë se policia ndërhynë ndaj tyre.

Nikol Pasiniyan, i cili ishte kandidati i vetëm për postin e kryeministrit në Parlamentin e Armenisë dhe që nuk mori votat e duhura, u bëri thirrje përkrahësve të tij për ti mbyllur të gjitha rrugët në vend dhe të fillojnë një grevë të përgjithshme.



Lajme të ngjashme