Juncker: Siguria e Evropës nuk ndërtohet pa Rusinë

Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker në një reportazh për gazetën holandeze "Trow" tha se "Evropa po humb fuqinë në skenën botërore dhe se siguria e Evropës nuk mund të ndërtohet pa Rusinë.

961228
Juncker: Siguria e Evropës nuk ndërtohet pa Rusinë

Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, tha se "Evropa po e humbet fuqinë e saj në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit".

Juncker ka folur për gazetën holandeze "Trow" ku bëri deklarata në lidhje me ekonominë e BE-së, situatën demografike dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Ai ka theksuar se Evropa dhe Rusia duhet të fokusohen se si të formojnë sërish lidhjet duke lënë pas retorikën e Luftës së Ftohtë, duke shtuar: "Shoku im Putin, pavarësisht se askush nuk ka guximin të shprehet sot 'shoku im Putin' ne jemi shokë që prej shumë vitesh". Sipas tij, Rusia është më shumë se një fuqi rajonale dhe tha se "duhet të mësojmë të flasim si të barabartë me rusët".

Gjithashtu ai ka theksuar se siguria e Evropës nuk mund të ndërtohet pa Rusinë.



Lajme të ngjashme