BE-ja paralajmëroi Izraelin për humbjet e jetëve të civilëve në Gazë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq bëri të ditur se janë duke i monitoruar nga afër protestat në Gazë, të cilat tanimë kanë hyrë në javën e pestë.

961388
BE-ja paralajmëroi Izraelin për humbjet e jetëve të civilëve në Gazë

Bashkimi Evropian paralajmëroi Izraelin që gjatë protestave të mos merr në shënjestër civilët dhe posaçërisht fëmijët dhe të mos përdorë plumba luftarak kundër protestuesve të paarmatosur.

Në lidhje me martirizimin e tre palestinezëve dhe të një fëmije të plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelit, Bashkimi Evropian paralajmëroi duke thënë se “Izraeli duhet ti shmanget përdorimit të plumbave luftarak kundër protestuesve”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq bëri të ditur se janë duke i monitoruar nga afër protestat në Gazë, të cilat tanimë kanë hyrë në javën e pestë.

Duke rikujtuar se si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelit sërish u jetuan humbje të jetëve të civilëve dhe u plagosën me qindra të tjerë, Kocijançiq tha: “BE-ja ashtu si më herët edhe njëherë u bën thirrje palëve për të ulur tensionimin. Vazhdimi i dhunës do të thellojë edhe më shumë dhimbjen që jetohet në Gazë dhe dëmton punimet për vendosjen e paqes”.

Ajo në mes tjerash tha se “Jemi të trishtuar nga humbja e jetëve. Në objektiv nuk duhen të jenë objektivat civile, e posaçërisht jo fëmijët. Izraeli duhet ti shmanget përdorimit të plumbave luftarak ndaj protestuesve të paarmatosur”.

Kocijançiq edhe njëherë bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi të plotë në lidhje me zhvillimet në këtë rajon.

 


Lajme të ngjashme