Afganistan – 25 të vdekur në sulmin e dyfishtë në Kabul

Në sulmin e dyfishtë të kryer në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul kanë humbur jetën 25 vetë dhe janë plagosur 45 të tjerë.

961372
Afganistan – 25 të vdekur në sulmin e dyfishtë në Kabul
kabil
Kabil.JPG

Në mesin të vdekurve në sulmin e marrë përsipër nga organizata terroriste DAESH ka edhe shumë gazetarë; njëri ka qenë korrespondent i një agjencie franceze të lajmeve.

Këtë herë agresorët për të kryer aktin terrorist zgjodhën lagjen “Shash Darak” në qendër të qytetit dhe ku ndodhen selia e Shërbimit Informativ të Afganistanit, përfaqësia e NATO-s në këtë vend si dhe ambasadat e shumë shteteve

Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 8 të mëngjesit.

Kamikazi me motoçikletë aktivizoi bombën që kishte montuar në trup.

Kurse shpërthimi i dytë ndodhi vetëm disa minuta pas sulmit të parë.

Këtë herë kamikazi ishte maskuar si gazetar dhe shpërtheu bombën që kishte vendosur në kamerën e tij.

Agresori mori në shënjestër qytetarët që kishin ardhur për ndihmë në vendin e ngjarjes të kthyer në rrënoja dhe gazetarët e mbledhur për të marrë pamje.

Në të dyja sulmet humbën jetën shumë persona, në mesin e të cilëve kishte edhe gazetarë.

Në një sulm tjetër me bombë që ishte kryer javën e kaluar në një qendër të regjistrimit të zgjedhësve në Kabul kishin humbur jetën 60 vetë dhe ishin plagosur 100 të tjerë.

Edhe përgjegjësinë e këtij sulmi e kishte marrë përsipër organizata terroriste DAESH.

Turqia i dënoi me forcë sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

“Mësuam me pikëllim të thellë se shumë njerëz u vranë dhe u plagosën në një sulm të dyfishtë terrorist të kryer sot në Kabul. Ne i dënojmë me forcë këto sulme terroriste dhe dëshirojmë mëshirën e Zotit ndaj atyre që humbën jetën, shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe u përcjellim ngushëllimet tona të afërmve të viktimave”,- thuhet në një deklaratë me shkrim të lëshuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme