Pompeo: Kim Jong Un serioz në çështjen e denuklearizimit

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un e ka marrë seriozisht shkatërrimin e armëve bërthamore në vendin e tij, deklaroi sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

960761
Pompeo: Kim Jong Un serioz në çështjen e denuklearizimit

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un e ka marrë seriozisht shkatërrimin e armëve bërthamore në vendin e tij, deklaroi sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një intervistë televizive me stacionin televiziv amerikan, ABCNews.

”Kim është gati.. të shpalosë hartën që do të na orientojë të përmbushim objektivin e denuklearizimit”, tha Pompeo në emisionin ”Këtë javë” me gazetarin George Stephanopoulos.

“Në këtë mission kisha marrë udhëzime shumë të qarta nga presidenti Trump”, shtoi ai, lidhur me bisedimet që zhvilloi me Kim Jong Un.

“Kur u largova, krijova bindjen se Kim Jong Un e kuptoi saktë misionin, siç po e shpjegoj sot”, theksoi Pompeo.

Pompeo thotë se objektivi shtetit amerikan është denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm në Korenë e Veriut. (ATSH)



Lajme të ngjashme