Mogherini kërkon nga Turqia të ndihmojë për ndalimin e luftimeve në Siri

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini u ka bërë thirrje tre vendeve, ku bën pjesë edhe Turqia, për të përdorur ndikimin e tyre për ndërprerjen e luftimeve në Siri.

Mogherini kërkon nga Turqia të ndihmojë për ndalimin e luftimeve në Siri

Duke folur në kryeqytetin belg Bruksel, Mogherini kërkoi nga Turqia, Rusia dhe Irani të përdorin ndikimin e tyre për t'i dhënë fund konfliktit në Siri.

Këto tre vende,- tha shefja e diplomacisë evropiane,- kanë një ‘përgjegjësi të posaçme’ për sigurimin e kushteve të armëpushimit në Siri dhe detyrimin e Kryetarit të Shtetit të Sirisë, Beshar Esad të ulet në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, Mogherini foli për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar tre vjet më parë me Iranin, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) bëjnë presion për ndryshimin e saj.

Marrëveshja bërthamore e firmosur në vitin 2015 ndërmjet Iranit dhe grupit të vendeve P5 + 1 (Anglia, ShBA, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania) ka arritur që ta parandalojë Teheranin të zhvillojë armë bërthamore dhe për këtë arsye kjo marrëveshje duhet të ruhet edhe në të ardhmen.

"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por momentalisht e kemi një marrëveshje që është në fuqi dhe funksionon, dhe kjo marrëveshje duhet të mbrohet”,- tha Mogherini.



Lajme të ngjashme