Siri - Alarmi i gabuar vë në panikë banorët e kryeqytetit

Burimet ushtarake siriane kishin njoftuar se alarmi ra në orët e vona të natës për të njoftuar sulmet e reja me raketa.

Siri - Alarmi i gabuar vë në panikë banorët e kryeqytetit

Bëhet e ditur se pretendimet për sulme të reja me raketa ndaj regjimit të Beshar Esadit në Siri burojnë si pasojë e alarmimit të gabuar.

Burimet ushtarake siriane kishin njoftuar se alarmi ra në orët e vona të natës për të njoftuar sulmet e reja me raketa.

Forcat e regjimit pretenduan se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme të përbashkëta elektronike ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Sipas forcave të regjimit kjo bëri që të aktivizohen alarmet për sulme me raketa.

Por me daljen në shesh se ngjarja u jetua si rezultat i alarmit të gabuar, edhe televizioni shtetëror sirian publikoi një lajm në lidhje me rastin.

 


Lajme të ngjashme