Sullivan infromoi nënsekretarin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në lidhje me operacionin në Siri

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Sullivan, i telefonoi homologëve të tij të Turqisë, Kuvajtit, Çekisë dhe të Irakut në lidhje me operacionin e ndërmarrë në Siri.

951693
Sullivan infromoi nënsekretarin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në lidhje me operacionin në Siri

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Sullivan, i telefonoi nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Umit Yalçin të cilin e informoi në lidhje me operacionin ajror të ndërmarr nga ana e ShBA-së, Anglisë dhe Francës, ndaj objektivave kimike të regjimit sirian.

Në një komunikatë me shkrim të publikuar nga ana e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, Sullivan krahas nënsekretarit Yalçin në lidhje me operacionin e informoi edhe ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Sabah Al-Halid Al-Hamad Es-Sabah, ministrin e Jashtëm të Çekisë, Martin Stropinicky dhe ministrin e Jashtëm të Irakut, Ibrahim Al-Xhaferi.

Para fillimit të operacionit Presidenti Donald Trump e kishte informuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan në lidhje me operacionin.

Forcat ajrore dhe detare të ShBA-së, Anglisë dhe Francës ditë më parë sulmuan objektivat e regjimit sirian me 105 raketa.

 


Lajme të ngjashme