Siri - Të evakuuarit nga Duma arrin në Al-Bab

Vazhdon evakuimi i detyruar i viktimave të sulmit me armë kimike nga qyteza Duma e Gutës Lindore.

Siri - Të evakuuarit nga Duma arrin në Al-Bab

Vazhdon evakuimi i detyruar i viktimave të sulmit me armë kimike nga qyteza Duma e Gutës Lindore të cilën regjimi i Bashar al-Asadit e morri pas një rrethimi dhe sulmeve intensive.

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së në Al-Bab, që gjendet në rajonin e operacionit të "Mburojës së Eufratit", autokolona e 21-të (autokolona e 9-të nga Duma) ka hyrë në Al-Bab.

Në autokolonën prej 97 autobusëve nga Duma, pjesë ishin gjithsej 3.929 persona, prej të cilëve 1.468 fëmijë dhe 989 gra.

Një pjesë prej tyre të cilët hynë në rajonin e kontrolluar nga opozitarët do të vendosen në Al-Bab, ndërsa një pjesë tjetër në qendrat e strehimit në Azez.

Evakuimet nga Duma në Gutën Lindore do të vazhdojnë. Në një sulm ndaj autokolonës në orët e mëngjesit gjatë udhëtimit nga ana e milicëve të armatosur pro-regjimit, kishte humbur jetën një fëmijë, ndërsa ishin plagosur 4 të tjerë.

Me autokolonën e fundit në rajonet veriore të vendit kanë hyrë mbi 65 mijë njerëz nga Guta Lindore.

Evakuimet po realizohen si pjesë e marrëveshjes midis Rusisë ndërmjet regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve të armatosura të opozitës.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi njëzëri Rezolutën 2401, e cila bëri thirrje për një armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar ndarjen e ndihmës humanitare.

Megjithatë, pavarësisht rezolutës regjimi sirian dhe aleatët e tij në fillim të muajit mars nisën një ofensivë të madhe tokësore, të mbështetur nga forcat ruse, që synonin pushtimin e pjesëve të qarkut që mbaheshin nga opozitarët.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile që nga 19 shkurti më shumë se 1.400 persona janë vrarë në sulmet e regjimit dhe aleatët e tij në Gutën Lindore.

Guta Lindore, ku jetojnë 400 mijë banorë, pesë vitet e fundit ishte nën rrethimin e regjimit, gjë që ka penguar ndarjen e furnizimeve të nevojshme humanitare.

Siria u përfshi në një luftë civile shkatërrimtare që në fillim i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asad-it u përpoq të shtypë me forcë protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të "Pranverës Arabe".

Sipas zyrtarëve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt deri më sot. (AA) 


Fjalët Kyçe: evakuime , Duma , Al Bab , Siri , civilë , regjimi sirian

Lajme të ngjashme