Afrin - Ushtria e Lirë Siriane zbuloi një shtab nëntokësor të terroristëve

Gjatë punimeve të kërkim-spastrimit që zhvillohen pas marrjes nën kontroll të Afrinit më 18 mars e këtej, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane në zonën rurale zbuluan një shtab nëntokësor të terroristëve.

Afrin - Ushtria e Lirë Siriane zbuloi një shtab nëntokësor të terroristëve

Zona e Afrinit, e cila është spastruar nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë, është zbuluar një shtab nëntokësor, me kapacitet për të strehuar afërsisht 1 mijë terroristë.

Gjatë punimeve të kërkim-spastrimit që zhvillohen pas marrjes nën kontroll të Afrinit më 18 mars e këtej, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane në zonën rurale zbuluan një shtab nëntokësor të terroristëve.

Në pamjet e xhiruara nga Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA) shtabi nëntokësor, ndërtimi i të cilit ishte në përfundim, ndodhet në zonën pyjore në rrethinën e Afrinit.

Shtabi, i cili ndodhet 10 metra nën tokë, ishte i mbuluar me pisha.

Ky shtab me disa hyrje-dalje që ndodhet në zonën pyjore ishte vështirë të zbulohet nga ana e avionëve të telekomanduar për shkak të dendësisë së pyllit.

Rruga me gjerësi 8 metra që ndodhet në hyrje vazhdon me një tunel të gjatë 100 metra.

Në fund të tunelit ndodhet një pjesë e ndërtuar në formë harku.

Këtu rruga vazhdon në drejtime të ndryshme me tre korridore të gjerë 4 metra dhe të lartë 5 metra.

Gjatësia e çdo korridori është rreth 100-120 metra.

Në fund të korridoreve ndodhen sallat të konferencave, dhjetëra dhoma, banja, tualete dhe pikat për dalje emergjente, ku mund të strehohen rreth 1 mijë terroristë.

Tërheq vëmendjen se duke filluar prej hyrjes dhe përfshirë të gjitha korridoret, gjerësia dhe lartësia e tyre është e mjaftueshme për kalimin e makinave.

Shtabi nëntokësor është ndërtuar me anë të makinerisë së posaçme dhe forcuar me një numër të madh të shtyllave dhe mure të trashësisë 1 metër.



Lajme të ngjashme