Përfundon bombardimi në Siri, publikohen pikat e goditura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca zhvilluan një operacion ajror ndaj Sirisë.

951069
Përfundon bombardimi në Siri, publikohen pikat e goditura

Bombardimi për të cilin ushtria amerikane deklaroi se përfundoi përfshiu qendrën e kërkimeve shkencore në rajonin Barza, qendrën e Gardës së Republikës në Malet Qaysun, Aeroportin Ushtarak Mezzeh, Aeroportin Ushtarak Damir, pika të rëndësishme në rajonin Alkaswa si dhe disa qendra në kryeqytetin Damask.

Më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte thënë se sulmi është një rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të Rusisë për të penguar Sirinë në përdorimin e armëve kimike.



Lajme të ngjashme