Objektivat e shkatërruara gjatë sulmeve të vendeve perëndimore në Siri

Në sulmet e ndërmarra nga forcat perëndimore ndaj Sirisë janë shkatërruar një numër i madh i objektivave strategjike të regjimit.

951146
Objektivat e shkatërruara gjatë sulmeve të vendeve perëndimore në Siri

Në operacionet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës ndaj forcave të regjimit të Esadit, i cili në objektiv mori civilët me armë kimike në Gutën Lindore, janë bombarduar objektivat ushtarake të regjimit në kryeqytetin Damask dhe Suvejda.

Gjatë operacionit fillimisht është bombarduar Garda e Republikës në kryeqytetin Damask, aeroporti Dumejr, rrethina e aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, Qendra e Studimeve Shkencore Xhemejre, sistemet e mbrojtjes ajrore në malin Kajsun si dhe pikat ushtarake në Kisve dhe Kalamun.

Forcat amerikane, angleze dhe franceze gjithashtu bombarduan edhe aeroportin në Hama që ndodhet nën kontrollin e regjimit, forcat e Hizbullahut në zonën Kusejr të Humusit, forcat iraniane të njohura si Brigada 89 në Deraa dhe disa pika tjera ushtarake, aeroportin Halhala në Suvejda dhe objektivat në zonën Izra të Deraas.

Ndërkohë media pro-regjimit pretendoi se njësitë e mbrojtjes ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmeve arritën të shkatërrojnë në ajër disa raketa.

Në sulmet me armë kimike të ndërmarra javën e kaluar në zonën Duma në afërsi të kryeqytetit Damask janë vrarë 78 persona, ndërsa fuqitë perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës si përgjegjës për këtë sulm mbajtën regjimin e Esadit dhe bënë të ditur se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje.

 

Fjalët Kyçe: #sulme ajrore , #ShBA , #Angli , #Francë , #Siri , #Damask

Lajme të ngjashme