KS i OKB-së mblidhet me kërkesë të Rusisë për të diskutuar sulmet ndaj Sirisë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së (KS i OKB-së) sot do të mblidhet në një mbledhje urgjente për të diskutuar në lidhje me sulmet ajrore të ShBA-së, Anglisë dhe Francës ndaj objektivave kimike të regjimit sirian.

Mësohet se mbledhja do të mbahet me kërkesën e Rusisë.

Në kuadër të operacioneve ajrore të ndërmarra nga ShBA-ja, Anglia dhe Franca janë goditur disa objektiva të regjimit në mesin e të cilave një qendër për studime kimike në afërsi të kryeqytetit Damask, një depo e armëve kimike në perëndim të qytetit Humus dhe një qendër komanduese.

Lajme të ngjashme