Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

“Regjimi i Esadit do të zhduket nga harta nëse iranianët sulmojnë Izraelin nga territori sirian

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin të mos nisë një sulm hakmarrës kundër Izraelit, pasi Teherani akuzoi Tel-Avivin për kryerjen e një sulmi ajror në një bazë ajrore siriane.

“Regjimi i Esadit do të zhduket nga harta nëse iranianët sulmojnë Izraelin nga territori sirian

Disa persona nga personeli ushtarak iranian thuhet se u vranë të dielën në një sulm ajror në bazën ajrore Tiyas në provincën perëndimore Humus.

Përderisa Rusia, Irani dhe Siria e kanë akuzuar Izraelin për këtë sulm të kryer para agimit, Tel-Avivi ka refuzuar të komentojë.

Sipas kanalit libanez të lajmeve Al-Mayadeen, të mërkurën një zyrtar iranian tha se sulmi ajror “nuk do të mbetej pa përgjigje”.

“Unë kam një mesazh drejtuar sundimtarëve të Iranit. Mos testoni vendosmërinë e Izraelit”, ka shkruar Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter.

Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se Izraeli do të rrëzonte regjimin e Beshar Esadit nëse Irani sulmon Izraelin përmes Sirisë.

“Nëse Irani vepron kundër Sirisë nga territori sirian, presidenti sirian Esad dhe regjimi i tij do të jenë ata që do ta paguajnë çmimin”, thanë zyrtarët.

“Regjimi i Esadit do të zhduket nga harta dhe bota nëse iranianët sulmojnë Izraelin nga territori sirian”, shtuan ata.

Gazeta izraelite "Haaretz" shkroi të mërkurën se pas kërcënimit iranian ushtria izraelite ka vendosur forcat e saj përgjatë kufirit të saj verior në nivelin më të lartë të alarmit.

Për dekada me radhë, marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Iranit janë karakterizuar nga një armiqësi e thellë.

Ndërsa Teherani e sheh Izraelin si armikun më të madh, shteti hebre këmbëngul se Irani duhet të pengohet në zhvillimin e armëve bërthamore.



Lajme të ngjashme