Prioriteti i ambasadorit rus në OKB, shmangia e një konflikti me ShBA

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia theksoi të enjten se prioritet ishte shmangia e rrezikut të një lufte, në përfundim të një takimi me dyer të mbyllura të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit kushtuar Sirisë.

Prioriteti i ambasadorit rus në OKB, shmangia e një konflikti me ShBA

I pyetur nëse mund të jetë një luftë mes ShBA-së dhe Rusisë, diplomati rus u përgjigj: “Ne nuk përjashtojmë asnjë mundësi”.

Propozimi suedez për një mision për sa i përket çarmatimit kimik në Siri nuk u diskutua gjatë takimit.

Sipas burimeve diplomatike, ky propozim është hedhur poshtë nga ShBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda, sepse nuk kërkon krijimin e një mekanizmi hetimi për sulmet kimike të dyshuara të shtunën në Duma.

“Çështja e takimit të sotëm ishte politika agresive e disa anëtarëve të Këshillit”, deklaroi Nebenzia.

“Kërcënimet janë një shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai duke nënvizuar se një ndërhyrje ushtarake perëndimore do të ishte shumë e rrezikshme sepse ushtarët tanë janë atje.

“Rusia kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet të premten për të diskutuar lidhur me kërcënimin për një veprim ushtarak të ndërmarrë nga ShBA-ja në Siri”, theksuan diplomatët. (ATSH)

 


Lajme të ngjashme